Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë viziton Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë viziton Kuvendin e Kosovës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 06:11
Kuvendi i Kosovës

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, do të vizitojë sot Kuvendin e Republikës së Kosovës. 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore. 

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari Komisionit.
 
Temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat