Borrelli mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën

Aktuale

Borrelli mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 07:19
Josep Borrell Fontelles

Josep Borrell Fontelles, i cili është propozues i Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën pasi mund të ushtrojë ndikim më të theksuar drejt vendeve mosnjohëse të BE-së.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv i Institutit EPIK, Takulat Kryeziu, ka bërë me dije se nuk duhet paragjykuar rolin e kryediplomatit spanjoll, Josep Borrel Fontelles, i cili është propozuar si përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme i BE-së.

Në një intervistë dhënë për media, Kryeziu ka thënë se, diplomati spanjoll ndaj Kosovës do t’i zbatojë politikat e përcaktuara nga liderët e 28 vendeve anëtare në mirëbesim.

Madje sipas Kryeziut, Borrelli, mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën, duke ushtruar ndikim më të theksuar drejt vendeve mosnjohëse të BE-së.

Kryeziu ka shprehur skepticizëm rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke vlerësuar se gjasat janë që procesi të shtyhet për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat