Rugova: Dr. Pali, të merret me oborrin e vet

Aktuale

Rugova: Dr. Pali, të merret me oborrin e vet

Nga: A.SH Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:57
Naser Rugova

Deputeti i LDK-së Naser Rugova, ka reaguar në lidhje me debatin mes LDK-së dhe AAK-së, duke thënë se, Dr. Pali në vend se të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet, po merret me shtëpinë më të madhe dhe më të fortë në Kosovë LDK-në.

“Do ju vijë fundi së shpejti, do largoheni me turp, do të vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Postimi në Facebook:

Dr. Pali në vend se të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet, po merret me shtëpinë më të madhe dhe më të fortë në Kosovë LDK-në.
Ja kanë lidhur në pranga mbi 20 zyrtarë, përfshi edhe dajët e shefave të tij, dhe 100 afera tjera që janë karakteristike e PAN qeverisë dhe prap kan moral me folë dhe me kritiku besa edhe me shitë mend! O tempora o mores!
Do ju vijë fundi së shpejti, do largoheni me turp, do të vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat! Kosova ka kaluar edhe sfida me të mëdha, por zullumi këputet prej së trashi thotë një fjalë e urtë popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat