Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se Ligji për Sponsorizimin e sportit, është ligj për privatizimine klubeve dhe pastrimin e parave.
Ai në një postim në Facebook, këtë ligj e ka quajtur “fazë tjetër të veprimtarisë së SHIK-ut” pas bankrotimit dhe privatizimit të të gjitha ndërmarrjeve publike e shtetërore.
Sipas Abazit, shitja e klubeve është sulm mbi sportin dhe dëshmi se në Kosovë nuk menaxhohet as edhe një fije kashtë, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Abazit:
Ligji per sponsorizmin e sportit eshte ligj per privatizmin e klubeve dhe pastrimin e parave. Kjo eshte faza tjeter e veprimtarise se SHIK pas bankrotimit dhe privatizimit te gjitha ndermarrjeve publike e shtetrore, shitjen e fabrikave per skrap dhe blerjen e tokave qe kane mbete djerrina sepse pronaret jane hajna e jo bujqer. Tani deshtimi i klubeve eshte i pashmangeshem sepse keta nuk menagjojne dote berrlogun e qytetit e po dijne te menagjojne kontratat sportive multimilionshe. Shitja e klubeve eshte atak mbi sportin dhe deshmi qe ne nuk mengjojme as edhe nje fije kashte.