Eksperti amerikan: Kur do ta kuptojnë këtë Kosova e Serbia?!

Aktuale

Eksperti amerikan: Kur do ta kuptojnë këtë Kosova e Serbia?!

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:02
Hashim Thaçi, Angela Merkel, Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës, e cila së fundmi ka shpallur anti-kushtetues ekipin dialogues në bisedimet me Serbinë.

Ben-Meir ka thënë se vendimi i Kushtetueses është i çuditshëm dhe se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë si një çështje politike, nuk ka të bëjë asgjë me Kushtetutën.

Sipas profesorit amerikan, të dyja vendet duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet në tryezën e negociatave, në një mënyrë, apo një tjetër.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është një çështje politike që nuk ka të bëjë asgjë me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që delegacioni negociues me Beogradin për normalizimin e marrëdhënieve është jokushtetues - është i çuditshëm, pasi të dy vendet duhet, në një formë apo një tjetër, të ulen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre në tryezën e negociatave”, ka thënë Alon Ben-Meir, përcjell Bota sot.

Ai ka përmendur se Kosova dhe Serbia, duan hyrjen në Bashkimin Evropian, e parakusht për këtë, është bashkërendimin i dallimeve mes të dyja vendeve.

“Të dy vendet janë të etur për t'u bashkuar me BE. Ata e dinë, megjithatë, se së pari duhet të bashkërendojnë dallimet e tyre si një parakusht për pranimin në BE. Kur do ta kuptojnë këtë të dy vendet?”, ka shtuar profesori amerikan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat