Albin Kurti ‘sulmon’ Thaçin

Aktuale

Albin Kurti ‘sulmon’ Thaçin

Nga: D.RR Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:16
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar presidentin Thaçin lidhur me gatishmërinë e këtij të fundit për një marrëveshje me Serbinë, përcjellë “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka theksuar një citat të presidentit Thaçi nga letra e dërguar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, më 8 janar të këtij viti.

Kurti thekson se Thaçi nuk mori përgjigje më nga presidenti Trump.

Postimi i plotë:

"Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani." (8 janar 2019).

Gjashtë muaj u bënë sot nga letra që ia dërgoi Presidentit Trump. Mirëpo Thaçi nuk mori përgjigje (paçka se aty shprehte edhe gatishmëri edhe vullnet për kompromiset e nevojshme).

Si na paska qenë afër marrëveshja që zgjidh të gjitha çështjet e hapura në mes Kosovës e Serbisë?! Pse nuk ka asnjë raport zyrtar nga presidenti as për institucionet dhe as për qytetarët e Kosovës mbi përmbajtjen e pozicioneve aq shumë të afruara me Serbinë? Çka qenka kjo gati-marrëveshje që i zgjidh të gjitha çështjet e hapura për dallim nga 33 marrëveshjet e dialogut paraprak gjashtëvjeçar?

Pazar sekret, sigurisht. Mirëpo, edhe projekt i dështuar, gjithsesi.

Nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës "Një popull s'i nënshtrohet një njeriu" (mbajtur më 29 shtator 2018) e deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese që diskreditoi qeverinë, presidentin dhe ekipin e tyre rezervë për dialog (publikuar më 27 qershor 2019), të gjithë akrobatët e morën përgjigjen e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat