Kosova dhe Shqipëria po e forcojnë bashkëpunimin, Serbia nuk duhet të shqetësohet

Aktuale

Kosova dhe Shqipëria po e forcojnë bashkëpunimin, Serbia nuk duhet të shqetësohet

Nga: Z.B Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:37
Ilustrim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimeve evopiane po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksi, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, ngase, siç ka shkruar ai, Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinjë kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. Ne po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinjë kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë.
Ata duhet të shqetësohen për sjelljen e tyre për të shkatërruar bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, e jo prej Kosovës dhe Shqipërisë qe janë shtyllat e frymës Euro-Atlantike në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat