Ish-deputeti i LDK-së reagon ashpër: Tuxharët nuk kanë vend në këtë parti

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së reagon ashpër: Tuxharët nuk kanë vend në këtë parti

Nga: N.H Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:51
Bardhyl Meta

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në partinë e tij.

Ai në një postim në Facebook është marrë edhe me raportimet dhe analizat që janë bërë për LDK-në këto ditë. Meta në shkrimin e tij ka thënë se LDK nuk është dhe nuk do të jetë pronë e askujt.

Ai tutje ka thënë se as tuxharët nuk kanë vend në këtë parti

Meta ka thënë së LDK në muajin shtator do ta bëjë publik programin dhe kuadrot më të përgatitura e profesionale.

“LDK, në Shtator 2019-të, do t‘shpalojë para qytetarëve Programin dhe kuadrot më të përgatitura e profesionale, të durve dhe mendjeve të pastërta e kthjellta – që do t‘nisin reformat më radikale të cilat i ka merituar kahere – por si ka përjetuar ende – ky vend i shenjtë…!”.

Ja postimi i plotë i Metës:

Mjegullnaja rreth ngritjës së pandalshme të LDK-ës, dhe spekulimet e fajdegjinjëve të genjeshtrave të sofistikuara:

– „Isa Mustafa marrëveshje me VV dhe Albinin“?!

– Me‘demek „Dr. Isa Mustafa që të bëhet President – „ia paska folë“ Albin Kurtit si dhuratë, postin e Kryeministrit…“!?

Komenti: Logjika e këtij „lajmi“, vie nga mendësi dhe parti, që funksionojnë si Kompani private dhe Kartele mafioze…!

LDK, s‘ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjeherë – pronë e askujt!

– S’ ka funksionuar asnjëherë me këtë logjike – gjithsesi, asnjëherë, as nga Kryetari Dr.Isa Mistafa…!

Përtej kesaj – meqë mjegulla, që ka adresa të cakruara, s’na brengos – ta themi edhe se:

– LDK, është e vetëdijshme – se edhe sot, kur po mbush 30 vite – përjetohet nga Kosovarët dhe ndërkombëtarët – si e vetmja Levizje dhe Parti politike që mund ta ndryshojë fatin e vendit tonë, që po e bjerrin tuxharët, fajdegjinjët e tregtarët e shumtë me petk politikanesh!

Dhe LDK, për më teper, është e vetëdijshme se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet ta ndryshoje edhe vetveten!

Rrjedhimisht, reformat, janë duke ngjarë gjithandej në çdo qelize të LDK-ës.

Tuxharët, s‘kanë qenë asnjëherë pjesë as e mendesise dhe as e strukturave të LDK-ës!

– Andaj, ta themi n’t’kaluar, edhe se nëse në 980 Kuvende masive Nëndegësh, ngjajne 4-5 incidente, s‘eshte sakrificë që se vlenë – krahasuar me intencën, betimin dhe përpjekjet për tu bërë edhe më fisnik, karshi detyrave qe na presin…!

– LDK, në Shtator 2019-të, do t‘shpalojë para qytetarëve Programin dhe kuadrot më të përgaditura e profesionale, të durve dhe mendjeve të pastërta e kthjellta – që do t‘nisin reformat më radikale të cilat i ka merituar kahere – por si ka përjetuar ende – ky vend i shenjtë…!

Bashkë me forcat më progresive të vendit, me shoqerinë civile e mediat, intelektualët, e të rejat dhe te rinjtë e mrekullueshëm – do t‘ndalim Kartelet Mafioze, dhe t‘shpalojmë faqen e re – të kthimit të dinjitetit Vendit, Flamurit, Qytetarëve, Mjekeve dhe Arsimtareve, Ndertimtareve e Investoreve, Punetorëve e Veteraneve…!

Bashk… me Lidhjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat