Luftëtarët Rexhë dhe Afrim Osaj u vranë për shkak të mbështetjes së presidentit Ibrahim Rugova

Aktuale

Luftëtarët Rexhë dhe Afrim Osaj u vranë për shkak të mbështetjes së presidentit Ibrahim Rugova

Nga: N.H Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:03
Rexhë Osaj dhe Daut Haradinaj

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një lajm lidhur me vrasjen e Rexhë dhe Afrim Osaj.

Aty thuhet se të dy vëllezërit e familjes Osaj, u vranë për shkak të bindjeve politike, për shkak të mbështetjes së presidentit Ibrahim Rugova, bindjeve të lira politika për të mirën e shqiptarëve. I pari u vra Rexha, së bashku me tre bashkëluftë- tarë kur sapo ishin futur në Kosovë, duke u kapur peng nga forcat që drejtoheshin nga Ramush Haradinaj, për çka më vonë u dënua me disa vite burg vëllai i tij Dauti. 

Në rrethana ende të pazbuluara në vitin 2006 u vra edhe vëllai tjetër, Afrimi, një hero ushtarak tjetër i kësaj familje, thuhet mes tjerash.

Heroi Rexhë Osaj nga Deçani, i cili disa vite para luftës ishte në Gjermani, ndonëse kishte shkuar për të vdekur në Rrafshin e Dukagjinit në Betejën e Loxhës, megjithatë Rexhën nuk e mori lufta, por e “shpërbleu” liria me plumba mbas shpinës.

Rexha u vra në ditën e fundit të çlirimit, pikërisht në kohën kur hynë edhe ushtarët paqeruajtës në Kosovë, forcat e KFOR-it në Qershor të vitit 1999. Rexhë Osaj, njeriu që kishte shkuar në mënyrë vullnetare për të luftuar dhe vdekur për vatan, çuditërisht i kishte shpëtuar vdekjes, vijës së frontit, sfidave, plumbave të armikut dhe pamjeve të trishta, por ai fatkeqësisht nuk i shpëtoi lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat