Ministri Shala urdhëron mbylljen e “Beer and Wine Festival Prishtina”

Aktuale

Ministri Shala urdhëron mbylljen e “Beer and Wine Festival Prishtina”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:34
Foto

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeçare, ka urdhëruar mbylljen e aktivitetin “Beer and Wine Festival Prishtina”.

Postimi i Shalës në Facebook:

Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI që në këto momente të mbyllë aktivitetin ’Beer and Wine Festival Prishtina’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat