Zeka tregon se a do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Zeka tregon se a do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:40
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se është i gatshëm që ta jap votën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se votën për rrëzim të qeverisë do ta jap vetëm nëse ai kërkon Lëvizja Vetëvendosje.

“ Unë votën e jap vetëm nëse ma kërkon VV ose PSD. Partive tjera nuk do t’ia jap, LDK’së e partive tjera”, ka thënë Zeka.

Zeka, që ditë më parë ka themeluar Partinë Euroatlantike të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 se votën LDK’së nuk ia jep sepse, sipas tij Isa Mustafa nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

“ Ai (Isa Mustafa) ka thënë se nuk bënë koalicion me PDK’në, por ai pikërisht me këtë parti ka bërë koalicion”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se nuk ka ndonjë kusht për ta dhënë votën për rrëzim të Qeverisë, por thotë se do të kërkojë vetëm parime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat