Milaim Zeka: Albini po tradhëton elektoratin e Vetëvendosjes

Aktuale

Milaim Zeka: Albini po tradhëton elektoratin e Vetëvendosjes

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:22
Milaim Zeka

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, i cili sapo ka formuar partinë Euroatlantike, Milam Zeka është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani.

Milaim Zeka ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po tregohet i pa sinqertë me elektoratin e partisë së tij.

“Ka me i djeg në zgjedhje ky koalicion me Isën. Shikoni skenat kur Albini e gjuan me sprej dhe molotov Isën në Kuvend”, ka thënë Zeka.

Ai po ashtu thotë se gjuajtja me sprej nuk ka qenë e rastësishme.

“Ka diçka personale me atë njeri pasi që e gjuan me sprej midis Kuvendit”, shpjegon deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat