Deputeti i pozitës: Hashim Thaçi e ka në dorë Isa Mustafën

Aktuale

Deputeti i pozitës: Hashim Thaçi e ka në dorë Isa Mustafën

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:34
Hashim Thaçi me Isa Mustafën

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, i cili sapo ka formuar partinë Euroatlantike, Milam Zeka është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Zeka ka folur për gjendjen brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe për kryetarin Isa Mustafa në veçanti.

“Thaçi e ka në dorë Isa Mustafën”, ka deklaruar Zeka.

. Unë besoj që edhe në të ardhëm do të ketë një koalicion mes PDK dhe LDK. Edhe qeveria e tanishme është produkt i Hashim Thacit e Rrahim Pacolit. Pra, unë po them që Hashim Thaci e ka në dorë edhe LDK’së edhe Isa Mustafën”.

Tutje Zeka ka folur për LDK’në.

“Isa Mustafa e ka shkatërru nga brenda LDK’në”, ka thënë Zeka.

“Sot për sot edhe LDK edhe PDK janë dy parti që janë në shkatërrim e sipër”

Po ashtu Zeka ka treguar se partia e tij e re ka vijë të kuqe me LDK’në për sa kohë që ajo udhëhiqet nga Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat