Ngjarjet e ditës së sotme

Aktuale

Ngjarjet e ditës së sotme

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që pritet të zhvillohen sot.

09:00

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Klinikën e Oftamologjisë me rastin e nisjes së transformimit të kësaj klinike përmes sigurimit të një numri të madh të pajisjeve të reja diagnostike dhe operative. (Klinika e Oftamologjisë, QKUK).

10:00

Ministria e Finacave lanson programin për Reforma në Ekonomi 2020-2022, marrin pjesë; Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38).

10:00

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të zhvillojë takim pune me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane, ku do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit. (Salla e Kuvendit të Komunës, Ferizaj).

11:00

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin financiar vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, salla C203).

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të Ndërmarrjes Publike Kompania Regjionale e Ujitjes “Drini i Bardhë” dhe raportin e Auditimit të KRU. “Hidroregjioni Jugor sh.a”, Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303).

11:00

Anibar mban konferencë për media rreth hapjës së edicionit të dhjetë të Festivalit të Filmit të Animuar në Kosovë – Anibar. (Kinemaja “ABC”, Prishtinë).

11:00

Qendrën Mediale në Çagllavicë organizon debatin e hapur me temë “Pse është e rëndësishme transparenca e institucioneve dhe sa janë transparente në punën e tyre institucionet e Kosovës?. (Qendra Mediale, Çagllavicë).

11:30

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj inspekton shtresimin me asfalt në rrugën R220, Segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.(Vendtakimi, Objekti i Komunës, Obiliq).

13:00

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Legjislacion, ku do të diskutohet lidhur me kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Kuvendi i Kosovës, salla C405).

19:00

Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banorët e fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm. (Shkolla Fillore “Liria”, Fortesë, Rahovec). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat