Ministri i Drejtësisë nuk përballet me Komisionin për Legjislacion, anulon mbledhjen

Aktuale

Ministri i Drejtësisë nuk përballet me Komisionin për Legjislacion, anulon mbledhjen

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:23
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nuk do të merrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ai thotë se arsyejet për mospjesmarrjen e tij ia ka shpjeguar Kryetares së Komisionit, deputetes Albulena Haxhiu në letrën që i ka dërguar ditën e premte, përcjell “Bota sot”.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë tona institucionale dhe në rastin më të mirë, përkon me tema që tashmë janë adresuar.

“Si e tillë, pikat për të cilat jam ftuar të raportoj, në mesin e tyre, provimi i Noterisë që ende s’ka përfunduar, përbëjnë një mundësi që çështjet e menaxhimit profesional, të bazuara në ligj dhe të pavarura nga politika, t’i shërbejnë akterëve politik për politizimin e tyre, gjë të cilës unë si Ministër i Drejtësisë, nuk do t’i kontribuoj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për korrektësinë që duhet të karakterizojë sferën institucionale dhe përgjegjësitë e gjithsecilit prej nesh, dëshiroj të sqaroj se sot nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, për arsyet që i kam shpjeguar Kryetares së Komisionit, deputetes Albulena Haxhiu në letrën që i kam dërguar ditën e premte. Agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë tona institucionale dhe në rastin më të mirë, përkon me tema që tashmë janë adresuar. Si e tillë, pikat për të cilat jam ftuar të raportoj, në mesin e tyre, provimi i Noterisë që ende s’ka përfunduar, përbëjnë një mundësi që çështjet e menaxhimit profesional, të bazuara në ligj dhe të pavarura nga politika, t’i shërbejnë akterëve politik për politizimin e tyre, gjë të cilës unë si Ministër i Drejtësisë, nuk do t’i kontribuoj.
Për korrektësi, po e bashkëngjis letrën që i kam dërguar Kryetares së Komisionit. Siç kam theksuar në letër, e ritheksoj edhe tani, se jam i gatshëm të raportoj në çdo kohë, në secilin hark kohor që Komisioni më fton për përgjegjësitë e mia institucionale si Ministër. Por kurrsesi për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat