Ilir Meta erdhi në vend të Ramës dhe porositi: Pranojeni, Kosova është shtet - Bota Sot
Ilir Meta erdhi në vend të Ramës dhe porositi: Pranojeni, Kosova është shtet

Aktuale

Ilir Meta erdhi në vend të Ramës dhe porositi: Pranojeni, Kosova është shtet

Nga: F.B. Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:32
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar të pranishmit në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që të njihet realiteti “se Kosova është shtet i pavarur e sovran”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Meta ka ardhur në Jahorinë në Samitin e BEJ pasi kryeministri Edi Rama ka vendosur që të “solidarizohet me pushtetin në Prishtinë që kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë tubim ku Kosova nuk trajtohet si shtet po sipas mënyrës së përcaktuar për pjesëmarrje në tubimet regjionale me fusnotë” shkruan gazeta.

Meta ka thënë se për shkak të këtij trajtimi Kosova që merr kryesimin e këtij procesi “ishin të detyruar që mos të marrin pjesë në samit”.

“Si të bëhemi kinse kemi politikë të suksesshme regjionale nëse në tubim nëse disa pjesë marrës në samit bëjnë çdo gjë që të përjashtohen disa shtete nga mundësia që të kenë dobi nga iniciativa regjionale” ka kritikuar Meta.

“Është koha e duhur që BiH të shkoj tutje në njohjen e realitetit se Kosova është shtet i pavarur edhe sovran. Respektimi i fqinjësisë është me rendësi të posaçme për vendet e Ballkanit perëndimor”, ka thënë presidenti shqiptar.

Meta ka nënvizuar se me iniciativat regjionale forcohet dialogu i brendshëm dhe i jepet kontribut situatës së përgjithshme të sigurisë. Ai ka thënë se janë realizuar suksese të mëdha, duke përmend marrëveshjen e Athinës dhe Shkupit si përparim në stabilitetin regjional.

Sipas Metës zgjidhja e sfidave bilaterale është me rëndësi në rrugën drejt BE-së, por duhen reforma në shtet e regjionit.

“Shqipëria është e vetëdijshme se ka shumë punë rreth përmbushjes së kritereve edhe standardeve, posaçërisht në forcimin e sundimit të ligjit, luftën kund korrupsionit dhe krimit të organizuar” tha Meta.

Ai shprehu bindjen se Këshilli i BE-së në tetor do të hap bisedimet e bashkëngjitjes me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shpreh falënderim kancelares gjermane Merkel për vizionin e saj në ofrimin e mundësisë për Ballkanin perëndimor sepse kjo është në  interesin strategjik të përmirësimit të bashkëpunimit regjional dhe BE-së.

Meta ka vlerësuar se është me rëndësi që vendet e regjionit të ndërmarrin masa në ndalimin e rrjedhjes së trurit sepse kjo është kërcënim për të gjitha vendet e regjionit.

“Përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik dhe perspektiva evropiane nxisin të rinjtë që të shfrytëzojnë potencialet në vendet e tyre që të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë” sqaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...