Murati: Letra e Ministrit të Drejtësisë, shpërfaqë arrogancë e papërgjegjësi në punë

Aktuale

Murati: Letra e Ministrit të Drejtësisë, shpërfaqë arrogancë e papërgjegjësi në punë

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:00
Artan Murati

Artan Murati nga KDI ka thënë se, letra e Ministrit të Drejtësisë karshi një kryetareje të një Komisioni të Pavarur Parlamentar, shpërfaqë arrogancë e papërgjegjësi në punë

“Ministri nuk guxon të mos raportoj para Kuvendit e deputetëve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Postimi i plotë:

Letra e Ministrit te Drejtesise karshi nje kryetareje te nje Komisioni Parlamentar, nder me kryesoret ne Kuvend, shperfaqe arrogance e papergjegjesi ne pune. Ministri nuk guxon te mos raportoj para Kuvendit e deputeteve. Qeveria nuk guxon ta shperfille Kuvendin ne asnje menyre. Qeverise/Ministrave nuk u takon te mesojne deputetet per cka mund t'i ftojne e per cka jo. Kuvendi eshte punedhenesi i Qeverise, dhe e ka kompetence kushtetuese te ftoj ne raportim ministrat sahere te doje.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat