Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Didier Chabert.
Ajo përmes një postimi në Facebook tregoi se ambasadorin e falënderova për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Miqësia Juaj z. Ambasador është vlerë për ne
Postimi në Facebook:
Prita sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës, mikun tonë, Didier Chabert, të cilin e falënderova për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ne kemi pasur mbështetje të plotë nga z. Ambasador Chabert, për proceset të cilat po i kalon Kosova. Koha dhe aktualiteti politik është i tillë që kemi pritur më shumë për liberalizimin e vizave nga Franca, megjithatë, faktorët e brendshëm dhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian kishin ndikimin e vet. Presim të rikthehet në fokus lëvizja e lirë dhe largimi i çdo dyshimi për rrugën tonë integruese.
Miqësia Juaj z. Ambasador është vlerë për ne. Faleminderit!