Haradinaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Aktuale

Haradinaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:41
Foto

Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kryeministri I vendit Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut.

“Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit”, ka shkruar haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit.Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat