Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqin takohet me Uran Ismailin, ja për cfarë diskutuan

Aktuale

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqin takohet me Uran Ismailin, ja për cfarë diskutuan

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:55
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, znj. Suzana Manxhuka-Kërliu, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi këtë e ka bërë të ditru përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se në takim i ka ftuar për të bisedur lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020 .

“Shpreha gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kam pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, znj. Suzana Manxhuka-Kërliu.

Ministrin Ismaili dhe dekanen Manxhuka-Kërliu i kam ftuar në takim për të bisedur lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020 .

Shpreha gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së.

Bashkë me ministrin Ismaili vlerësuam se është e nevojshme që të rritet numri i studentëve në mënyrë që të përmbushen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat