Dardan Sejdiu i përgjigjet Lutfi Hazirit: PSD që dy vite është bërë thes për goditje

Aktuale

Dardan Sejdiu i përgjigjet Lutfi Hazirit: PSD që dy vite është bërë thes për goditje

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:10
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu në një intervistë për “Përballje ditore”, në Telegrafi.com ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator, rrëzimin e Qeverisë, si dhe takimin e paralajmëruar mes kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmeti me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Sejdiu gjatë intervistës i është përgjigjur edhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se PSD ka pasur kokën në qeverisje e këmbët në opozitë.

“E kuptoj Hazirin, Kurtin, Hotin e gjithë këta për shkak se e kanë të qartë se Partia Socialdemokrate, përfaqëson një mënyrë të tretë të mendimit politik. Ne kemi politikë mbipolare këtu, e kemi Hashim Thaçin, PDK dhe koalicionin PAN dhe i kemi këta, që janë kundër, asnjëri prej tyre nuk jep propozime për të ecur përpara. Nuk jam në politik që ta shaj Albin Kurtin e Hashimi Thaçin, jam këtu që të jap rrugë për të ecur përpara”, ka deklaruar Sejdiu.
 

“Sa i përket Lutfi Hazirit, dhe retorikës kundër PSD-së, unë nuk jam si ta, as si PDK as LDK e as sikur Vetëvendosje, unë nuk dua ta shoh politikën a je për a je kundër, kjo nuk është politikë. Unë jam në politikë për ide për reforma, ligje”, tha ai.

Sejdiu në intervistë ka folur edhe temat tjera të mëdha politike në vend si dialogu, qeverisja Haradinaj si për rolin e PSD-së në tema që kanë të bëjnë me jetën e përditshme në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat