Selimi: Nëse shkojmë në zgjedhje tani, shpëton Kosova nga koalicioni i korrupsionit

Aktuale

Selimi: Nëse shkojmë në zgjedhje tani, shpëton Kosova nga koalicioni i korrupsionit

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:01
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, ka thënë se zgjedhjet e parakoshme në Kosovë edhe pse janë të nevojshme ai ka thënë se tashmë janë të domosdoshme, përcjell “Bota sot”.

Selimi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se ka kohë që deputetët e Kuvendit thirren në seanca në të cilat partite e koalicionit asnjëherë nuk ia kanë arritur t'i mbledhin deputetët e tyre as për votime me shumicë të thjeshtë.

Ai ka thënë se ky fakt tregon që qeveria nuk e ka mazhurancen në parlament.

“Ka kohë që Kosova nuk ka Kuvend funksional, por qê nga java e kaluar, kur edhe deputetët e mazhorancës nuk i përgjigjen seancave, kjo i bie që koalicioni qeverisës ka hequr dorë nga Kuvendi.
Praktikisht, Kosova nuk e ka organin më të lartë ligjvenës”, ka shkurar ai.

Tutje, Selimi ka shkruar se , zgjedhjet e parakohshme, jo vetëm që janë shpetim për Kosovën, por janë shpetim edhe për partitë e koalicionit qeverisës, sipas tij, sa më shumë që zgjatë kjo qeveri aq më shumë militantë partiakë dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës do të kapen nga policia dhe drejtësia për korrupsion.

Postimi i plotë:

MË MIRË TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE...!

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, përtej asaj që janë të nevojshme, tash janë edhe të domosdoshme.
Ka kohë që deputetët e Kuvendit thirren në seanca në të cilat partite e koalicionit asnjëherë nuk ia kanë arritur t'i mbledhin deputetët e tyre as për votime me shumicë të thjeshtë.
Deri tash, ky fakt tregonte që qeveria nuk e ka mazhorancën në parlamentare.
Por tash, kur thirret seanca, sikur ajo e javës së kaluar, dhe anulohet vetëvetiu në mungesë të deputetëve të mazhorancës, atëherë kemi të bëjmë me një situatë të re të krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ka kohë që Kosova nuk ka Kuvend funksional, por qê nga java e kaluar, kur edhe deputetët e mazhorancës nuk i përgjigjen seancave, kjo i bie që koalicioni qeverisës ka hequr dorë nga Kuvendi.
Praktikisht, Kosova nuk e ka organin më të lartë ligjvenës.
Në situata të tilla, vetëm zgjedhjet e menjëhershme janë nisje drejtë zgjidhjes.
Madje, zgjedhjet e parakohshme, jo vetëm që janë shpetim për Kosovën, por janë shpetim edhe për partitë e koalicionit qeverisës.
Sa më shumë që zgjatë kjo qeveri aq më shumë militantë partiakë dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës do të kapen nga policia dhe drejtësia për korrupsion, zhvatje dhe keqperdorim të detyrave zyrtare.
Kështu që, nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë shpëton Kosova nga kjo qeveri e korruptuar por edhe vetë partitë e koalicionit do të përfitonin duke e ndalur kusarinë e militantëve partiakë në institucione dhe ndermarrje publike.
Nëse shkojmë në zgjedhje tani, shpëton Kosova nga koalicioni i korrupsionit por poashtu shpëtojne edhe partitë e koalicionit qeverisës nga kusarët e tyre të korruptuar nëpër institucione.
Prandaj zgjedjet janë zgjidhje dhe shpetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat