Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:14
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar vëllëzrit Bytyqi, ai ka thënë se 20 vjet nga vrasja e tyre dhe përgjegjësit e këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë në Beograd, përcjell “Bota sot”.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë

Postimi i plotë:

U bënë 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi dhe përgjegjësit e këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë në Beograd, duke udhëhequr institucione dhe duke u dekoruar nga shteti serb. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë: të vrasësve të mbi 13 mijë civilëve shqiptarë, ndëshkimin e kriminelëve serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare, që vranë mbi 1300 fëmijë dhe kryen rreth 400 masakra anekënd Kosovës. Kriminelët serbë që i kryen këto krime, që bënë spastrim etnik, duke i larguar prej shtëpive të tyre mbi 1 milion shqiptarë, që kryen gjenocid mbi popullsinë e Kosovës, vazhdojnë të sillen lirshëm dhe janë tërësisht të amnistuar nga drejtësia ndërkombëtare. Kosova, qytetarët tanë, kërkojnë drejtësi. Heshtja ndërkombëtare përballë këtyre krimeve nuk është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, por në shërbim të kriminelëve! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat