Selmanaj kërkon shkarkimin e menaxhmetit të “Drini i Bardhë” dhe "Hidroregjioni jugor”

Aktuale

Selmanaj kërkon shkarkimin e menaxhmetit të “Drini i Bardhë” dhe "Hidroregjioni jugor”

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:29
Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë menaxhmentin e dy kompanive nga Prizreni, asaj të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Krejt kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike.

Deputeti Selmanaj përmes një konference për media tha se këto raste po dëshmojnë se gjitha pasqyrat financiare në nivelin e pritur dhe se Qeveria nuk ia ka idenë e këtyre aseteve që menaxhon dhe se ka parregullsi të mëdha.

Ai mes tjerash ftoi dhe organet e drejtësisë që ta  hetojnë këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat