Kujt po ia “gjuan” Lutfi Haziri: Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij

Aktuale

Kujt po ia “gjuan” Lutfi Haziri: Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:29
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marr pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës së kësaj partie në Viti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij gjatë këtij Kuvendi të LDK-së në Viti, ku ka thënë se "ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurroj askund".        

Postimi i plotë:

Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurroj askund. Dijeni që populli shqiptar është gërrditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. #LDK është parti vlerash, e #beses dhe #shpreses.            

Shkëputje nga fjala përshëndetëse në Kuvendin Degës në Viti, komunë shembull se si rikthehet LDK në qeverisje, i rritjes së solidaritetit dhe besimit politik deri në fitore pa balotazh të Sokol Halitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat