Hoti takohet me Lekajn, ja për çfarë flasin!

Aktuale

Hoti takohet me Lekajn, ja për çfarë flasin!

Nga: N.H Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:13
Pamje nga takimi

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti sot u prit në takim nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Hoti e njoftoi Lekajn rreth rrjedhës së zhvillimit të Programit Nacional për Rininë. “Për herë të parë në nivel vendi janë ndarë mbi 50,000 shpërblime dhe nxënësve po u ofrohet hapësira e munguar për aktivitete kurikulare dhe jashtëkurrikulare”, tha Hoti.

Edhe Ministri Lekaj u pajtua me Koordinatorin Hoti që Kosova nuk ka agjendë më të rëndësishme se nxënësit dhe se bashkëpunimi për të mirën e tyre duhet të forcohet.

“Ju përgëzoj për punën që po bëni dhe jam i bindur se me këtë ritëm që jeni duke punuar do ta bëni garën pjesë të sistemit dhe suksesi nuk do të mungojë”, tha Lekaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat