Ish-ambasadori paralajmëron: Nëse s’e udhëheq dialogun, Haradinaj të dorëhiqet – nëse nuk dorëhiqet, rrëzojeni

Aktuale

Ish-ambasadori paralajmëron: Nëse s’e udhëheq dialogun, Haradinaj të dorëhiqet – nëse nuk dorëhiqet, rrëzojeni

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:00
Lulzim Peci

Diplomati Lulzim Peci ka thënë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj nuk e udhëheq dialogun, atëherë ai duhet të japë dorëheqje.

Sipas tij, nëse ai nuk udhëheq dialogun dhe nuk jep dorëheqje, atëherë ai duhet të rrëzohet.

Në Rubikon të KTV’së, Peci ka thënë se shteti rrezikon të shkojë drejt kolapsit shkaku i kësaj situate.

“Ai duhet të japë dorëheqje nëse nuk udhëheq me dialogun. Ne kemi problem të brendhsëm. Ose duhet të rrëzohet. S’kemi zgjidhje tjetër ose shkojmë drejt kolapsit”, ka thënë Peci.

Ai ka folur edhe më tej për emërimin e Josep Borrellit në krye të diplomacisë evropiane.

Sipas tij, përparësi e Borrellit është se ai është anti-rus.

“Mes Spanjës dhe Rusisë kanë ndodhur përplasje të mëdha, pikërisht për shkak të qëndrimeve të Borrellit kundër Rusisë, shkaku i politikave në Ukrainë e Krime”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat