Deputeti i AAK-së i befason të gjithë: “Qarshia po flet: Fatmir Limaj po kthehet në PDK”

Aktuale

Deputeti i AAK-së i befason të gjithë: “Qarshia po flet: Fatmir Limaj po kthehet në PDK”

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:21
Fatmir Limaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj duke kundërshtuar se ka përplasje ndërmjet partisë së tij dhe Nismës, ka dhënë një deklaratë intersante.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se në qarshi fliten shumë gjëra, dhe se sipas tij, jo të gjitha janë të vërteta.

“Qarshia po flet se edhe Limaj po kthehet në PDK, por sa janë të vërteta këto”, tha ai.

Nitaj tha se nuk ka asnjë përplasje me Nismën për Kosovën.

Ndërkaq, analisti politik, Astrit Gashi tha se deri te përplasja ndërmjet këtyre dy partive, ka ardhur për faktin se AAK, i ka hyrë Nismës në Malishevë, duke i marrë anëtarë, duke bërë që të rebelohen nga Nisma e Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat