Deputeti i VV-së reagon ashpër ndaj Tahirit: Fundin e keni afër!

Aktuale

Deputeti i VV-së reagon ashpër ndaj Tahirit: Fundin e keni afër!

Nga: G.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:28
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se mungesa e raportimi të ministrit të drejtësisë para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës është vetëm simptomë e një degradimi total të institucioneve të Kosovës nga pushtetarët e sotëm në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky ministër është bisht i krimit të organizuar institucional, duke shtuar se nuk e kanë gjatë, pasi fundi është afër.

Postimi i tij i plotë:

IKJA NGA TRANSPARENCA
MBULIM I KRIMIT INSTITUCIONAL!

Mungesa e raportimit të ministrit të drejtësisë para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës është vetëm simptomë e një degradimi total të institucioneve të Kosovës nga pushtetarët e sotëm në Kosovë.
Ky gjoja-ministër nuk është veçse bishti i krimit të organizuar institucional, të udhëhequr nga një president shtet-shkatërrues, një kryeministër gllabërues dhe një kryekuvendar injorant-mashtrues.
Ky ministër bartë vetëm çanta të shefave me porosi kundërshtet!

Nuk e kanë gjatë! Fundi është afër!

Krimin dhe korrupcionin institucional nuk e shpëton as ikja nga përgjegjësia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat