Zhvillimi i fundit: Sveçla ‘zbardh’ planin e Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë para pushimeve

Aktuale

Zhvillimi i fundit: Sveçla ‘zbardh’ planin e Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë para pushimeve

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:20
Xhelal Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij vazhdimisht po përpiqet ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës që opozita e vendit ta paraqesë sa më parë në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sveçla ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se VV’ja po mundohet “çdo orë” që t’ia mbushë mendjen LDK’së që mocioni kundër Qeverisë Haradinaj të qitet në votim “sa më shpejtë”.

“Jemi shumë afër të bëhemi të një mendjeje”, është shprehur ai, teksa ka folur për bisedimet ndërmjet partisë së tij dhe asaj të Isa Mustafës.

“Po mundohemi edhe para se të shkojmë në pushim”, ka treguar deputeti i VV’së në T7.

Sipas tij, ka deputetë nga të gjitha partitë “që janë të brengosur me situatën aktuale” dhe kur të arrijë momenti i votimit do të jenë të gatshëm të votojnë për rrëzimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat