Nitaj: Përfundimet i nxorën nga titujt, Nisma të kërkojë falje

Aktuale

Nitaj: Përfundimet i nxorën nga titujt, Nisma të kërkojë falje

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:10
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook, iu është ëprgjigjur kolegëve të tij të Nismës Socialdemokrate, ndërsa ka thënë se nëse do të ishte në vendin e tyre do të kërkonte falje.

Një natë më parë, në një debat televiziv në “Dukagjini”, Nitaj tha se “çarshia flet që Limaj po kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës”, gjë që solli reagimin e deputetit të Nismas, Haxhi Shala.

Mirëpo, Nitaj tha se nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës.

“Unë nuk jam bërë zëdhënës i askujt por konstatimit se ka përplasje e mospajtime midis AAK-së e Nismas në Qeveri dhe Nisma mund të votojë për rrëzimin e qeverisë, jam përgjigjur: Ne nuk dimë çfarë ka në mendje as Limaj e as Veseli, por e dimë që në raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni është funksional. Pikërisht në sensin e cilësimit si thashetheme, kam thënë se ka lloj lloj storiesh duke e përmendur edhe llafin se ‘Çarshia po flet se Limaj do të kthehet në PDK”, shkroi Nitaj.

Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë asgjë me denigrimin e askujt.

“Më vjen keq që përfundimet i keni nxjerrë nga titujt e jo nga përmbajtja. Unë po të isha në vendin tuaj do të kërkoja falje”, përfundoi Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat