Fatkeqësi dhe rrezik i madh për Kosovën janë këta dy shqiptarë, përkrahës të Rusisë e Serbisë

Aktuale

Fatkeqësi dhe rrezik i madh për Kosovën janë këta dy shqiptarë, përkrahës të Rusisë e Serbisë

Nga: G.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka komentuar planin sekret të zbuluar nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se boshti i përkrahësve të idesë së ndërrimit të kufijve, epiqendër kanë Rusinë dhe kjo shpjegon gjithçka, përcjell Bota sot.

“Fatkeqësia këtu qëndron me faktin se në anën ruse dhe serbe janë edhe Thaçi dhe Rama dhe kjo përbën rrezik”, ka shkruar Millaku në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Në qoftë se shihet me vëmendje, boshti i përkrahësve të idesë së ndërrimit të kufijve, epiqendër kanë Rusinë dhe kjo shpjegon gjithçka.

Fatkeqësia këtu qëndron me faktin se në anën ruse dhe serbe janë edhe Thaçi dhe Rama dhe kjo përbën rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat