Cilët zyrtarë serbë kanë ndalesë të përhershme për të hyrë në Kosovë – Petrit Selimi publikon një dokument

Aktuale

Cilët zyrtarë serbë kanë ndalesë të përhershme për të hyrë në Kosovë – Petrit Selimi publikon një dokument

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:05
Petrit Selimi

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar në lidhje me  moslejimin që Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin të hyjë në Kosovë

Ai ka shkruar në Twitter se personalisht e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte Ministër i Punëve të  Jashtme.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë tw Mbrojtjes dhe tw Brendshwm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”.

Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave/eve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat