Topalli: Pa PSD-në, as mos t’ja mësyn opozita me rrëzu qeverinë se nuk munden

Aktuale

Topalli: Pa PSD-në, as mos t’ja mësyn opozita me rrëzu qeverinë se nuk munden

Nga: Valon Rogova Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:13
Faton Topalli

Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, konsideron se dy partitë tjera opozitare si LDK-ja dhe Vetëvendosje, pa PSD-në, nuk do të mund ta rrëzojnë qeverinë, shkruan “Bota sot”.

Ai është i mendimit se, nëse cdo tendencë e tyre për ta rrëzu qeverinë Haradinaj pa bashkëpunim me partinë SocialeDemokrate, do të jetë veçse një tendencë për fushatë elektorale pa ndonjë efekt konkret kundër qeverisë PAN.

“Partia Socialdemokrate është shprehur qysh në vitin e kaluar për rrëzimin e qeverisë duke konsideruar që ky vend meriton një qeverisje më të mirë. Nuk janë vetëm skandalet e njëpasnjëshme ato që të shtyjnë në këtë vendim por edhe mungesa e hapave përpara që e kanë vështirësuar dukshëm jetën e qytetarëve. PSD luan rol kyq në rrëzimin e qeverisë dhe çfarëdo hapi drejt rrëzimit të qeverisë pa marrëveshje me PSD mbetët asgjë më shumë se fushatë paraelektorale”, tha ai.

Topalli, theksoi se PSD-ja duhet të jetë pjesë e strategjisë dhe partnere për rrëzimin e qeverisë.

“Uroj që partitë opozitare të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe të shohin mbi to, të planifikojnë së bashku veprimet opozitare dhe të merrën vesh më parë se çfarë do të jetë qeverisja e ardhshme se sa të merren me ndarjen e pushtetit kush president e kush kryeministër”, tha ai.

Për Topallin, ndërrimi i pushtetit nuk do të sillte asgjë të re nëse nuk ndryshohet mendësia politike.

“Ndërrimi i pushtetit nuk do të sillte asgjë të re nëse ne të gjithë së bashku nuk do të arrijmë ta ndryshojmë mendësinë politike. E kjo kërkon partner, planifikim, ndershmëri dhe vullnet të mirëfilltë politikë për ndryshime”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat