Përkujtohet dëshmori i kombit Besim Fazliu - Bota Sot
Përkujtohet dëshmori i kombit Besim Fazliu

Aktuale

Përkujtohet dëshmori i kombit Besim Fazliu

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:15
Pamjenga vendi i ngjarjes

Paraditen e sotme, qytetarë, familjarë të dëshmorëve, dhe përfaqësues të institucioneve lokale, vizituan Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu në 20- vjetorin e vdekjes së tij.

Nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati bashkë me drejtorë të drejtorive komunale morën pjesë në homazhet e zhvilluara sot në këtë 20 vjetor të dëshmorit Besim Fazliu.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Gafurr Bytyçi në përkujtim të Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu tha se Kosova sot gëzon lirinë, falë sakrificës së bijve dhe bijave më të shtrenjta të kombit, dëshmorëve të kombit.

Me vendosjen e kurorave të luleve në varrin e dëshmorit dhe përkuljen pranë Memorialit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, nga miqtë, familjarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, përfunduan homazhet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Besim Fazliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...