Vetëvendosje akuzon Thaçin se po shtyn përpara agjenda ruse

Aktuale

Vetëvendosje akuzon Thaçin se po shtyn përpara agjenda ruse

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:34
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Një ditë pas publikimit të video- incizimit ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shpreh shqetësimin për ndryshim të kufijve në rajon, Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar akuza të rënda ndaj presidentit, Hashim Thaçi duke thënë se ai ka bërë plane të fshehta për ndarje të Kosovës dhe kështu po shtynë agjenda ruse.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një konference për media tha se presidenti Thaçi po e mashtron popullin duke bërë pazare të fshehta.  

Për këtë, deputeti i bëri thirrje të gjitha partive politike që t’i shfrytëzojnë gjitha mundësitë për të ndaluar presidentin Thaçi të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.  

Selimi: Një njëri i shantazhuar me dosje të vjetra dhe të reja nga Serbia nuk mund të përfaqësojë Kosovën 

“Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese e ndal shprehimisht Thaçin prej vazhdimit të dialogut të tillë, apo çfarëdo dialogu me Serbinë. Por duket që kjo nuk do të mjaftoi. Këtë njeri duhet të ndalim të gjithë së bashku që të shpëtojë Kosova. Një njëri i shantazhuar me dosje të vjetra dhe të reja nga Serbia nuk mund të përfaqësoj Kosovën, sidomos në raportin me Serbinë. Mandej Thaçi në këtë formë ka dhe konflikt interesi. Si i shantazhuar nga Serbia, ai po vepron në  interes të Serbisë dhe nëse eventualisht nuk e dëshiron një  të tillë. Prandaj atij duhet t’i ndalohet të përfaqësoj Kosovën e aq më tepër në konflikt me Serbinë. Prandaj në këtë rast i bëjmë thirrje forcave politike që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje e të krijohen kushte që ky president të largohet”, tha deputeti Selimi. 

Duke folur për incizimin që doli në media dje ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shprehu shqetësimin e tij për ndryshimin e kufijve, deputeti Selimi tha se ajo duhet të shqetësojë të gjitha institucionet vendore, përfshirë dhe aleatët strategjik ndërkombëtar. 

Selimi: Paramendojeni kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës

“Zaev shpreh shqetësimin e drejtpërdrejt se presidenti i Kosovës përmes planit për copëtimin e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve po vepron sipas skenarit të Moskës. Paramendojeni kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës. Kryeministri Zaev shprehet se është i informuar mirë me këto plane që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës...ato që po dëgjojmë nga kryeministri Zaev duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Mandej jo vetëm qytetarët e Kosovës, jo vetëm institucionet e Kosovës, por dhe aleat tanë strategjik referuar planeve të fshehta të Vuçiqit dhe Thaçit në realizimin e agjendave ruse në rajon”, tha deputeti Selimi.

Selimi: Thaçi vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarjen e Kosovës

Një ditë pas publikimit të video-incizimit ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpreh shqetësimin për ndryshim të kufijve në rajon, Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj se ka plane të fshehta për ndarje të Kosovës.

Për këtë kjo parti adresoi akuza të rënda ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke konsideruar se po shtynë agjenda ruse.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një konference për media tha se ka plane të fshehta mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për ndarje të Kosovës.

Duke folur për incizimin që doli në media dje ku kryeministri Zoran Zaev shprehu shqetësimin e tij për ndryshimin e kufijve, deputeti Selimi tha se ajo duhet të shqetësojë të gjithë.

“Kryeministri Zaev shprehet si informuar mirë për këto plane që kanë të bëjnë për ndarje të Kosovës. Ato që po dëgjojmë nga ai duhet të na shqetësojnë të gjithë ne, përfshi dhe aleatët tanë strategjikë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti Thaçi duke mashtruar popullin e vet po vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarje të Kosovës.

Deputeti Selimi adresoi akuza të rënda ndaj presidentit Thaçi duke konsideruar se duhet me çdo formë të ndalet.

Mes tjerash, sipas deputetit Selimi, zgjidhja e vetme për shkarkimin e presidentit Thaçi janë zgjedhjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat