Ky është "plani" i Serbisë për ta kthyer Kosovën

Aktuale

Ky është "plani" i Serbisë për ta kthyer Kosovën

Nga: K.M Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Portali serb alo.rs, në një shkrim të ditës së sotme, kanë shfrenuar fantazinë duke e paramenduar luftën e tretë botërore, në të cilën serbët do të përfitonin më së shumti, ndërkohë që shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova do të pësonin më se keqi, përcjell "Bota sot".

Profecisë të cilës iu referohet ky portal serb, thotë se bota do të ndahet në dy pjesë, do të shfaqet një mbret i ri. Lufta Ballkanike do të jetë me shqiptarët, i gjithë Ballkani kundër Shqipërisë, e cila është e varfër dhe e mjerë. Kosova do të kthehet, dhe do të zbrazet nga shqiptarët.

Kur lufta e tretë të shpërthej, ushtri të armatosur fuqishëm do të fluturojnë, njerëz të armatosur do të bien nga qielli, shkruan alo.rs, duke iu referuar të ashtu quajturës profecisë së Kremanovit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat