Abazi zbulon se si u tradhtuan amerikanët nga Hashim Thaçi

Aktuale

Abazi zbulon se si u tradhtuan amerikanët nga Hashim Thaçi

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:51
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Haki Abazit, edhe sot ka shkruar për nevojnë urgjente për krijimin e një koalicioni, që do të shpëtonte kombin dhe shtetin.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, i cili aksidentalisht ka zbuluar planin për ndarjen e Kosovës nga presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për skenar të ndarjes së Kosovës, duke ia dhënë dhjetë komuna Serbisë.

Sipas Abazit, amerikanët, shokët dhe dëshmorët janë tradhtuar nga presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij, përcjell Bota sot.

Image
Haki Abazi

Analisti politik, ka thënë se koalicioni i shpëtimit, mes LDK-së, VV-së dhe Diasporës është i dosmosdoshëm për të larguar nga pushteti “pazarxhinjtë”. Abazi ka përmendur edhe listën e prioriteteve më të cilat duhet të merret ky koalicion.

Më poshtë reagimi i plotë i Haki Abazit:

Të dashur të bashkërobëruar- Çka po presim, Zaevin!?

Dje kam shkruar për nevojën urgjente për koalicionin e shpëtimit të kombit dhe shtetit. Sot e keni kuptuar nga kryeministri i MV, Zaev se për çka bëhet fjalë, jo për demarkim, por për skenar të ndarjes së Kosovës duke i dhënë dhjetë komuna Serbisë. Ndoshta kur ju thotë një i huaj ne gjuhe te huaja tingëllon me bindëse. Në këtë mision bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin është edhe Rama i cili ka shkarkuar Ditmir Bushatin, ministrin e Punëve të Jashtme pikërisht sepse ai nuk ka pranuar që të jetë pjesë e këtij skenari ogurzi. Vendi dhe qytetarët janë të robëruar në burgun kolektiv të Kosovës. Amerikanët janë tradhtuar nga Thaçi dhe njerëzit e tij, shokët e Thaçit janë tradhtuar nga ai, dëshmoret janë tradhtuar nga Thaçi dhe njerëzit e tij.

Nuk jam duke tentuar që ta bëjë Partinë Demokratike në Shqipëri më të mirë, as nuk jam duke tentuar që t’i fsheh mëkatet e LDK-së, për atë që ka bërë duke zgjedhur Thaçin President apo duke hyrë në koalicion me PDK. Por, sot nuk jemi duke folur për të kaluarën, sot jemi duke folur për sot dhe për të ardhmen e vendit dhe kombit tonë. Ne mund të jemi të robëruar por nuk kemi vdekur, as ne e as shqiptarët në diasporë. Ne as nuk jemi ata që lehtë mashtrohemi me broçkullat e Thaçit për Luginën e Preshevës të cilën dëshiron të bëjë mish për top. Ne, as nuk mund të mashtrohemi nga ata që fshihen prapa kinse SOROS-it, por janë produkti i së majtës jugosllave.

Para se me be atë qe kishin me be te gjitha kombet, me dale ne rruge e merrzu me force këtë regjim te PRONTO-s e qe jemi gati me be le te provojmë ne forme demokratike. Andaj koalcioni i shpëtimit ndërmjet LDK, LVV dhe Diasporës është i domosdoshëm për të larguar këta horra pazarxhinj njëherë e përgjithmonë nga qafa jonë dhe për të dalë nga robëria dhe burgu kolektiv ku na kanë futur. Duhet ta ndalim përsëritjen e historisë ne ngushtimin e territoreve ne secilin shekull.

Edhe njëherë poshtë këtu është lista dhe prioriteteve që ky koalicion i shpëtimit duhet t’i ketë:

1. LARGIMIN e Thaçit nga pozita e presidentit për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial të vendit

2. Funksionalizmimin e plotë të gjyqësisë së pavarur, emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe themelimin e gjykatës antikorrupsion dhe antikrim.

3. Mbrojtjen e interesit nacional të vendit duke rinegociuar termat e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si përkushtim i qytetarëve të Kosovës dhe jo nevojë e politikanëve për mbrojtjen e tyre. MSA nuk duhet të jetë ë varur nga Serbia.

4. Mbrojten e aseteve strategjike të shtetit, ujërave, tokës pjellore, mineraleve, telekomunikimiit dhe aseteve energjetike.

5. Ndërtimin e sektorit të sigurisë sidomos të ushtrisë në bashkëpunim dhe koordinim me NATO dhe shtetet e BE.

6. Investim prioritar dhe me urgjencë në arsim dhe edukim

7. Investim në infrastrukturën për mundësim të zhvillimit të ndërmarrjeve familjare, te vogla dhe të mesme për të adresuar deficitin tregtar

8. Me urgjencë të bëhet sigurimi shëndetsor për të gjithë qytetarët e vendit dhe të sigurohet funksionim pa korrupsion i spitaleve

9. Të ndërpritet veprimtaria dhe financimi i të gjitha grupeve, individëve dhe organizatave që nuk e njohin republikën e Kosovës apo që punojnë në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

10. Të përkrah financiarisht mbetjen e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në Sanxhak dhe të ngrisë fatin e tyre në secilin takim me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat