Reagon ashpër deputeti i LDK-së: Kush duhet t’ia ndalë turrin Hashim Thaçit?

Aktuale

Reagon ashpër deputeti i LDK-së: Kush duhet t’ia ndalë turrin Hashim Thaçit?

Nga: G.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:12
LDK

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka komentuar planin për ndarjen e Kosovës, të zbuluar nga Zoran Zaev, duke thënë se integriteti dhe sovraniteti i shtetit po cenohet që 2 vite.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur se kush duhet ta ndalë Hashim Thaçin për këtë cenim që po bën, qytetari apo shteti ligjor, përcjell Bota sot.

“Koha ishte dje , por nesër mund të jetë vonë me hetimet e tyre sa për sy e faqe, kur veriut ti vendosin kufijtë e rinj”, ka shkruar Avdyli ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kur macet mungojnë, minjtë bëhen mbretër. Kur prokurorët flenë, e shteti ligjor dështon, Hashim Thaqi bën pazar me Vuqiqin me 10 komuna të shtetit tonë, dhe asnjë therrë në këmbë nuk i hyn. Neni kryesor i kushtetutës thotë që integriteti e sovraniteti është i pacenueshëm, ai po cenohet qe 2 vite, në intervista , debate, shkrime, biseda formale e joformale tash doli edhe fakti i Zaevit dhe prokurorët tanë të frikësuar deri në palcë nuk guxojnë të ngrisin asnjë hetim. A jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo përveq Hashimit që qenka mbi ligjin të mos niset asnjë hetim për këtë temë që po e mundon çdo Kosovar që 2 vite. Kush duhet ta ndalë turrin e Hashim Thaqit, qytetari i thjeshtë apo shteti ligjor kur ai cenon kufijtë e vendit të tyre . Edhe çka duhet të ndodhë, apo po presin këta prokurorë që ai ta nënshkruajë copëtimin e vendit që të nisin hetimet edhe gjykimin e atyre që shkelin kushtetutën e ligjet tjera penale? Koha ishte dje , por nesër mund të jetë vonë me hetimet e tyre sa për sy e faqe, kur veriut ti vendosin kufijtë e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat