Vjen reagimi nga Qeveria e Haradinajt, pasi Zaev tregoi planin e Thaçit, Vuçiqit, Ramës, Erdoganit dhe Putinit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Vjen reagimi nga Qeveria e Haradinajt, pasi Zaev tregoi planin e Thaçit, Vuçiqit, Ramës, Erdoganit dhe Putinit për ndarjen e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:15
Hashim Thaçi, Zoran Zaev dhe Edi Rama

Edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha, ka reaguar pas publikimit të lajmit ku kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka treguar për planin e ndarjes së Kosovës, në të cilin janë të përfshirë, Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Berisha ka kujtuar një fragment të një interviste të dhënë më herët, ku kishte deklaruar se ideja e ndarjes së Kosovës, është e rrezikshme për kombin shqiptar.

Sipas tij, kjo ide ishte e sponsorizuar prej lindjes, ortodokse apo islame, me qëllimin për ta larguar Kosovë nga Evropa, përcjell Bota sot.

Reagimi i Berishës në Facebook:

Pas asaj çfare u be publike nga kryeministri i Maqedonise se Veriut, z. Zaev, ku qartesoi rolin e Putinit dhe Erdoganit rreth idese se ndarjes se Kosoves, po rikujtoj nje fragment te intervistes (debatit) ne shkurt te ketij viti ne infoMagazinue.

“Ideja e ndarjes se Kosoves eshte e rrezikshme per kombin shqiptar, per Kosoven eshte zhberje e shtetesise. Kjo eshte ide e sponsorizuar prej lindjes qofte ortodokse qofte islame per ta vendosur Kosoven ne linjen e gjelber, dhe per ta larguar nga Europa.” (AB)

Ne shpesh ne histori jemi perqeshur me skenaret e rrezikshme, e pastaj, sic thote populli, e kemi ‘vllaqitur’ ne variantin me te kobshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat