Haradinaj reagon pasi Zaev zbuloi planin për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj reagon pasi Zaev zbuloi planin për ndarjen e Kosovës

Nga: G.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të lajmit që Zoran Zaev u ka treguar planin sekret për ndarjen e Kosovës, komedianëve rusë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se jemi bashkë dhe të fortë dhe se askush nuk do të na ndajë, përcjell Bota sot.

“Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim.

RH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat