Universitetin e Prishtinës, e merr uji

Aktuale

Universitetin e Prishtinës, e merr uji

Nga: v.r Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:45
Fakullteti filologjik

Shiu i pandërprerë që është duke rënë tërë territorin e Kosovës, ka vështirësuar rrugët në komunikacion gjithandej vendit.

Por, një lajm i hidhur vjen nga ambientet e Fakultetit të Filologjisë, ku sipas fotografive të ofruara nga profesor Milazim Krasniqi, shohim që vërshimet e ujit kanë depërtu përbrenda objektit.

Postimi plotë i Krasniqit:

Pamje te trishtueshme ne Fakultetin e Filologjise dhe FShMN:shiu po shkaterron sallat, zyrat, pajisjet. Tere diten asnje reagim nga firma qe e ka hequr kulmin dhe e ka lene objektin zbuluar. Asnje reagim as nga rektorati(zyra qe shihet eshte e njerit nga prorektoret!) Asnje reagim nga MASHT. Cka do te thote krejt kjo heshtje? Ne sot patem gezimin e diplomimit te studenteve, te cilin na e lendon kjo gjendje e trishtueshme e fakultetit dhe kjo indiference e institucioneve. Thjesht e sheh njeriu me sy mjerimin dhe nuk arrin ta besoje deri ku ka shkuar degradimi ne kete vend.

 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat