Veseli: Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së

Aktuale

Veseli: Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së

Nga: Z.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:29
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shumë e madhe për të abuzuar dikush me të, ngase siç thotë ai, Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund


“Prandaj, unë tashmë kam dorëzuar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve dhe që ato të pastrohen. Askush nuk do të jetë mbi ligjin”, ka shkruar Veseli


 

Postimi i plotë:


Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shumë e madhe për të abuzuar dikush me të. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën.

Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund. Siç kam premtuar, ne do ta bëjmë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit.

Prandaj, unë tashmë kam dorëzuar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve dhe që ato të pastrohen. Askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat