Shala pret në takim kryenegociatorin e Britanisë: Këtë vit do të finalizojmë marrëveshjen për Tregti të Lirë - Bota Sot
Shala pret në takim kryenegociatorin e Britanisë: Këtë vit do të finalizojmë marrëveshjen për Tregti të Lirë

Aktuale

Shala pret në takim kryenegociatorin e Britanisë: Këtë vit do të finalizojmë marrëveshjen për Tregti të Lirë

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:11
Endrit Shala dhe Neil Floyd

Ministri i Tregtisë dhe Insudtrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim kryenegociatorin e ekipit të Britanisë së Madhe për marrëveshje me Republikën e Kosovës z. Neil Floyd dhe u dakorduam që gjatë këtij viti ta finalizojmë marrëveshjen për Tregti të Lirë.

“Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve”, ka shkruar Shala në Facebook.

Statusi i plotë:

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas “Brexit-it” atje.

Sot pata nderin të pres kryenegociatorin e ekipit të Britanisë së Madhe për marrëveshje me Republikën e Kosovës z. Neil Floyd dhe u dakorduam që gjatë këtij viti ta finalizojmë këtë marrëveshje.

Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. E.SH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...