Hashim Thaçi, Tahir Zemajt: Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua

Aktuale

Hashim Thaçi, Tahir Zemajt: Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua

Nga: V.R Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:22
Tahir Zemaj

Në librin Kështu foli Tahir Zemaj, nga autorët Arbër Ahmetaj e Sefedin Krasniqi, të botuar ditë më parë në dy vëllime, në faqen 113 të vëllimit të parë, lexuesit i ofrohen disa detaje nga takimi i ndodhur në Bardhaniq për të biseduar rreth çështjes së komandës, shkruan ''Bota sot''

Ndër të tjera, Zemaj, sipas autorëve të librit, shkruan të ketë shkuar për t’u takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i paraqitur si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës si dhe me presidentin Hashim Thaçin.

‘’Janë larguar dhe pas tre ditësh më kanë ftuar në fshatin Bardhaniq për t’i vazhduar bisedimet në lidhje me këtë komandë. Unë kam shkuar me të gjithë kolegët e mi. Detyrën e komandantit të Brigadës së tretë, pas emërimit të Shemsedin Çekut në detyrën e Ndihmës Komandantit për Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistës me brigadën dhe raportimit të komandantit të saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep Selimi që ishte prezantuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës, kishte nënshkruar një dekret, ku vendi im me atë të Ramush Haradinajt ishin ndryshuar. Pra, Ramushi komandant ndërsa unë zëvendësi i tij. Të gjithë njerëzit e tyre ishin ngritur në përgjegjësia, ndërsa tanët ishin ulur ose hequr fare’’, thuhet në libër.

Zemaj sqaron se lidhur me këtë kërkesë nuk ka pas kundërshtime.

‘’Përderisa bëhej fjalë drejtpërdrejtë për mua, kam thënë se nuk kisha kurrfarë kundërshtimi nëse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovës urdhërojnë një gjë të tillë, unë si ushtarak zbatoja vetëm urdhrat. Kanë ndërprerë takimin dhe me telefon kanë thirrur Zotni Ahmet Krasniqin dhe për rreth një ore në prezencën time, të Thaçit dhe Rexhep Selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thënë atyre se ata po shkelin një marrëveshje dhe se nuk mund të zëvendësonin Tahir Zemën. Përpara se ta mbaronte bisedën me Kolonel Krasniqin, Thaçi i ka thënë telefon: ‘’Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin’’ dhe ka filluar të shajë’’.

Image

Në këtë moment Tahir Zemaj hap një parantezë dhe shton: Është fakt se Hashim Thaçi, një natë para se të vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe fle në Tiranë në banesën e Ibrahim Kelmendit, ky person është i përmendur jo rrallë në histori të ndyra atentatesh kundër figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet: Çfarë misioni do të kryente Thaçi kundër Kolonel Krasniqit? A thua është thjeshtë rastësi prezenca e tij në Tiranë një ditë para vrasjes së Krasniqit dhe takimi i Thaçit me Kelmendin?! Sigurisht që përgjigjen e pyetjeve të tilla mund ta japë deri në fund vetëm drejtësia, e cila vonon por nuk harron.

Më tej, në libër sqarohet se si është drejtuar Thaçi ndaj Tahir Zemajt.

‘’Ata, e kanë mbyllur dikur telefonin dhe më janë drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaçi: Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua’’, shkruan në libër.

Si kundërpërgjigje, Zemaj, i ka thënë Thaçit se duhet lënë anash këto çështje sepse së pari prioritet duhet të jetë lufta ndaj okupatorit serb.

‘’Pushka top t’u bëftë i thashë veç po të them që është mirë të merremi vesh, se unë jam i gatshëm të luftoj veç kundër shkieve, qoftë edhe nën komandën tënde. Unë nuk mund t’i tradhtoj eprorët e mi sa herë më del rasti, se kështu do të tradhtoja edhe ty nesër. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmë shkaun një herë. Atë ‘’dekretin e tyre’’ nuk e morra. I kam thënë Ramushit të ngrihej e të fliste, ‘’ti e di shumë si mendon Rrafshi Dukagjinit, ti e se sa probleme do të kemi me komandimin e forcave në këtë rajon. Pasi njerëzit do të respektojnë vetëm marrëveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai ‘’nuk dinte asgjë dhe se të tjerët e kishin vendosur’’, e kishte fjalën për Shtabin e Përgjithshëm. Atij në fakt po i pëlqente vendimi i tyre’’, shkruhet në libër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat