Shala: Kërkova nga afaristët e gastronomisë, ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Aktuale

Shala: Kërkova nga afaristët e gastronomisë, ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Nga: Z.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:36
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industris, Endrit Shala, ka takuar sot përfaqësuesit e lokaleve të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, të cilët kanë diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatoritpërcjell “Bota sot”.

Shala këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se ka kërkuar nga afaristët e gastronomisë, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos iu lejojnë të miturve qasje në pije alkoolike dhe duhan dhe kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve

Postimi i plotë:

Sot takova disa nga përfaqësuesit e lokaleve të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, që diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kërkova nga afaristët e gastronomisë, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos iu lejojnë të miturve qasje në pije alkoolike dhe duhan dhe kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve.

Në takim u zotuam se do të bashkëpunojmë maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira për bizneset e gastronomisë, sepse është sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë partner i bizneseve dhe zë i tyre, për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet e që mund t'i kenë. E.SH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat