Debati Nitaj-Shala, Mushkolaj thotë se ka ftohje të raporteve mes AAK-së dhe Nisma-s - Bota Sot
Debati Nitaj-Shala, Mushkolaj thotë se ka ftohje të raporteve mes AAK-së dhe Nisma-s

Aktuale

Debati Nitaj-Shala, Mushkolaj thotë se ka ftohje të raporteve mes AAK-së dhe Nisma-s

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:59
Haradinaj dhe Limaj

Debati me akuza dhe kundër akuza në rrjete sociale mes deputetit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj dhe deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala nisi pasi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini Nitaj tha se nuk dihen qartë planet e Fatmir Limajt për raportet me Qeverinë dhe se “Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK”.

Për këtë në rrjete sociale reagoi deputeti Shala i cili e akuzoi Nitajn, si “zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve”.

Në lidhje më këto akuza dhe kundër akuza shtrohet pyetja: A do të thotë që ky debat mes dy deputetëve AAK dhe Nisma është pikënisje e një përplasje mes këtyre dy partive politike?

Analisti Imer Mushkolaj tha se në mes dy partive politike AAK dhe Nisma ka një ftohje të raporteve, mirëpo kjo nuk do të thotë që Nisma ka fuqi për ta prish koalicionin qeverisës.

Sipas tij, deklarimet e fundit mes Nitaj dhe Shalës tregojnë që është një situatë jo e favorshme e raporteve të këtyre dy partive.

“Megjithatë ka ftohje. Tash sa është kjo në raporte serioze dhe a mund të çojnë në diçka më serioze në kuptimin e ndihmës për rrëzimin e qeverisë, nuk besoj që kjo do të ndodh. Nisma nuk ka fuqi për një gjë të tillë. Edhe deklarimet e fundit, përplasja mes zyrtarëve të dy partive e tregojnë këtë situatë jo të favorshme të raporteve mes dy partive. Përndryshe po mos të kishte ftohje të raporteve nuk do të ishin të nevojshme këto gjuajte me fjalë nëpër rrjete sociale akuzat dhe kundër akuzat për njëri-tjetrin”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj theksoi se Nisma nuk mund ta prish koalicionin, nëse nuk e ka mbështetjen e PDK-së.

“Nëse merr sinjal nga PDK-ja, pasi Veseli është në gjendje ta dërgoj vendin në zgjedhje sikur herën e kaluar me marr iniciativën, ama marrja e iniciativës nuk nënkupton dhe prishje të koalicionit. Gjithçka varet prej PDK-së, në këtë rast”, u shpreh tutje Mushkolaj.

Ndryshe, Nitaj u është përgjigjur reagimeve që ngjalli te Nisma deklarata e tij se në çarshi po flitet se Fatmir Limaj po kthehet në PDK.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës”, ka shkruar Nitaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...