Brnabiç apel institucioneve në Bruksel që të reagojnë në ndalesën që Vulin të vizitoj Kosovën

Aktuale

Brnabiç apel institucioneve në Bruksel që të reagojnë në ndalesën që Vulin të vizitoj Kosovën

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:43
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka apeluar në institucionet në Bruksel që të reagojnë lidhur me vendimin e pushtetit në Prishtinë që ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin të i ndalohet hyrja në Kosovë, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

“Politika e këtillë e Prishtinës është kundër lirisë së lëvizjes së mallit, kapitalit dhe njerëzve ndërsa institucionet në Bruksel janë garant të realizimit të marrëveshjes së Brukselit dhe duhet të reagojnë në vendime të këtilla”, ka thënë Brnabiç.

Ajo shtoi se ndalesa e vizitave në Kosovë nuk ka të bëjë me të gjithë zyrtarët e Serbisë por ato merren individualisht.

Ajo ka fol edhe lidhur me emërimin e Stefan Kerkobashiç, djalit të ministrit të Zhvillimit rajonal dhe kontrollës së ndërmarrjeve publike “Milan Kerkobashiç” si drejtor në ndërmarrjen publike “„Stara planina“(Mali i Vjetër), ajo ka thënë se para vërtetimit të emërimit të tij ka kaluar nëpër disa këshilla.

Lidhur me ndalimin e hetimeve ndaj ministrit të policisë Nebojsha Stefanoviç me dyshimin se është implikuar në korrupsion, Brnabiç ka thënë se nuk përzihet në punën e prokurorisë.

„Nisja e procedurës së prokurorisë në këtë rast do të thotë se ky është vend në të cilin ka drejtësi “, ka thënë kryeministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat