Pacolli: Kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit

Aktuale

Pacolli: Kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit

Nga: N.H Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:43
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ministria e Integrimit Evropian ka nënshkruar kontratë me Madison global Strategies LLC për shërbime të konsulencës ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë.

Lidhur me këtë, ajo thotë se kjo është një kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit, përcjell “Bota sot”.

Mes tjerash në postimin e saj, Pacolli pyet se çfarë shërbime do të kryen sa i përket SHBA-ve ngase kjo është Ministri e Integrimit dhe s’ka fare punë me SHBA-të.

Ja shkrimi i saj:

Kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit...

Ministria e Integrimit Evropian ka nënshkruar kontratë me Madison global Strategies LLC për shërbime të konsulencës ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë. Kjo kontratë i kushton buxhetit të 152.232,00 euro.

Në përshkrim shkruan që "sipas nevojave dhe kërkesave të MIE-së dhe institucioneve kyqe në proces [me këtë kontratë] kryhen shërbimet në SHBA dhe BE”.

Pyetja ime ishte cfarë shërbime do të kryen sa i përket SHBA-ve ngase kjo është Ministri e Integrimit dhe ska fare punë me SHBA-të.

Ministrja nuk dha përgjigje konkrete.

Shkurt e shqip kësaj i thonë kontratë për me vjedh buxhetin e shtetit. Nuk mbet Ministër pa e vjedh këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat