Avdyli: Gabimi kryesor i LDK-së ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në

Aktuale

Avdyli: Gabimi kryesor i LDK-së ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:44
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka thënë se kjo parti ka bërë gabime gjatë viteve të kaluara.

Avdyli, thotë se LDK në dy vite të qeverisjes me ekzekutivin ka pasur suksese dhe ka plotësuar 98% të kritereve për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se është e vërtet që LDK ka përgjegjësi për gjendjen ku është Kosova.

“Gabimi kryesor ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në dhe nuk ka arritur ta merr atë qeverisje por është bërë pjesë e asaj qeverisje. Dhe gabimi i dytë ka qenë që nuk ka dalë nga ajo qeverisje një ditë e më herët”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi i takojnë PDK-së.

Duke folur për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Avdyli thotë se opozitës i kanë munguar 15 vota pasi 12 votat e PSD-së asnjëherë nuk kanë qenë të sigurta.

“Duke votuar buxhetin dhe Ekipin Negociator, qysh ne mund të besonim PSD-në. Ndërsa tani e kanë parë edhe ata që ky ka qenë një mashtrim i tyre. Ekipi Negociator ka qenë ekip mbështetës i Hashim Thaçit. Çfarë takime kanë bërë Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj?”, tha Avdyli, në Debat Plus në Rtv Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat